Ndonëse dihet se pirja e duhanit shkatërron mushkëritë dhe shkakton një sërë problemesh që mund të jenë më të lehta si sëmundjet e vogla të frymëmarrjes, por edhe më të rrezikshme si kanceri i mushkërive, duhani nuk është i vetmi fajtor.
Ajri ndotet gjithnjë e më shumë, madje edhe në dimër mushkëritë tona janë më të ndjeshme ndaj baktereve dhe viruseve që shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.
Duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit vitet e fundit janë gjithnjë e më të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kujdesemi për mushkëritë dhe shëndetin e tyre në përgjithësi.
Ata filluan të konsumojnë ushqime që kanë një efekt alkalik në trup i cili jep shumë përfitime shëndetësore. Përfshini këto ushqime në dietën tuaj për të ndihmuar në mbajtjen e mushkërive tuaja të shëndetshme.
Grejpfrut
Konsumimi i 1 deri në 4 grejpfrut në javë redukton rrezikun e kancerit të frymëmarrjes.
Arra braziliane
Ato janë të pasura me selen dhe vitaminë E të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive.
Qepët
Antioksidantët e pranishëm në qepë pastrojnë toksinat nga mushkëritë e shkaktuara nga pirja e duhanit.
Uji
8 gota ujë hidraton trupin gjatë gjithë ditës dhe lejon që mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit të funksionojnë siç duhet.
Përgatitni një pije me hudhër dhe qumësht që shëron pneumoninë, astmën, pagjumësinë, kollën, artritin dhe e mban zemrën tuaj të shëndetshme!
Lëng karrote
Gjakun mund ta alkalizoni me ndihmën e 300 ml lëng karrote. Pini lëng çdo ditë si meze të lehtë.
Xhenxhefil
Xhenxhefili mund të largojë mukozën e shkaktuar nga produktet e qumështit, gruri dhe soja. Ai përmban antioksidantë që pastrojnë toksinat nga mushkëritë e shkaktuara nga pirja e duhanit.
Çaj bimor
Ju mund të shpëtoni nga toksinat e grumbulluara nga pirja e duhanit duke pirë çaj bimor.
Lëng boronice
Pini 400 ml lëng boronicë para se të shkoni në shtrat. Boronicat e kuqe ndihmojnë në luftimin e baktereve në mushkëri që shkaktojnë infeksione. Kontrolloni se çfarë ndodh me mushkëritë tuaja kur shtoni 3 pika vaj rigon në ujë!
Lëng ananasi
Konsumoni 300 ml lëng të freskët ananasi pasi ky frut përmban antioksidantë natyralë që janë të dobishëm për sistemin e frymëmarrjes.
Ujë të ngrohtë me limon
Shtrydhni dy limonë në ujë të ngrohtë dhe pijeni para mëngjesit./FrontOnline/