Kara del Toro konsiderohet një modele shumë tërheqëse dhe më së shpeshti punon për fushata për markat që shesin të brendshme dhe rroba banje.
Për shkak të pamjes së saj, ajo është shënjestër e shpeshtë e paparacëve dhe ardhja e saj në një festë në Los Anxhelos mbeti shumë mbresëlënëse. Ajo kishte veshur një fustan provokues, i cili mbahej vetëm me disa fije.
Gjithashtu, ajo nuk kishte veshur sytjena dhe kishte veshur të ashtuquajturën fije-tango që vetëm syri i mprehtë e dallon, kështu që përshtypja e përgjithshme është se ajo ecte lakuriq.
Kjo modele karakterizohet me gjoks të harlisur dhe në një video ajo ka vënë në pah komentet që ka takuar për këtë në casting: “Ti ke gjoks të madh”, “Nuk e dija që modelet kanë gjoks”, “Do të bëhesh Emily Ratajkovski e re, vetëm zhvishu”./FrontOnline/