×
  • Vip
  • Vip

    Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në ‘Lamborghini’

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Pas triumfit të Gjestit në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4, ku ai u shpall fitues dhe u shfaq duke shijuar suksesin e tij në një ‘Lamborghini’, duket se edhe një tjetër ish-banor i përfolur i këtij edicioni ka vendosur të “shfaqet me stil”.

    Bëhet fjalë për Jozi Markun, i cili së fundmi ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke shëtitur në një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’.

    Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale, sidomos duke marrë parasysh ngjarjet që lidhen me figurën e tij.

    Jozi u bë shumë i përfolur dhe kritikua gjerësisht pas incidentit të ndodhur gjatë gjysmëfinales së BBVA4, kur në një moment të tensionuar, ai e goditi me shuplakë Gjestin në transmetim të drejtpërdrejtë, duke e rrëzuar në tokë.

    Ky veprim i shëmtuar u dënua gjerësisht nga publiku dhe mediat, duke e shndërruar Jozin në një nga figurat më të papelqyera të momentit në mediat rozë.

    Ndërkohë, Gjesti, i cili arriti të fitojë zemrat e publikut, u shpall fitues i BBVA4 të shtunën, duke lënë pas Rozana Radin në vendin e dytë dhe Laert Vasilin në të tretin.

    Videoja e Jozit në ‘Lamborghini’ vjen në një moment kur shumë ndjekës janë ende të ndarë rreth asaj çfarë përfaqëson figura e tij, por një gjë është e sigurt – ai po gjen mënyra për të qëndruar në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip31 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka provokuar paksa me fotografinë e fundit që ka postuar në rrjete sociale. Ajo...
    Vip31 Maj 2025
    Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena...
    Vip31 Maj 2025
    Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga deputetët e këtij subjekti për konstituimin e Kuvendit. Në një postim në...
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.