Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajati sot ka mbajtur provën e dytë në skenën e festivalit në Torino të Italisë.
Gjatë një interviste për mediat në Torino, Hajati foli për ditën e ngarkuar të provave dhe përballimin e emocioneve të forta që po kalon.
Ajo pranoi se provat e sotme nuk ishin fare mirë, por që nuk ishin gabime të bëra nga ajo, transmeton Zeri.info.
“Provat e sotme kishin plot gabime, por me duhet të them që nuk ishin gabime të bëra nga unë. Koreografia ka gjëra që duhet të rregullohen prandaj po bëjmë prova dhe ekipi është fantastik dhe dritat e skenës do të fiken atëherë kur dua unë (qesh)” ,tha këngëtarja në konferencën për media pas provës së dytë.
Eurovisioni këtë vit mbahet më 10,12 dhe 14 maj dhe Shqipëria do ta hap këtë festival pasi do të garojë e para.