×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestuesit sulmojnë qeverinë armene pas marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërtesa e qeverisë armene është sulmuar nga protestuesit në orët e hershme të ditës së sotme.

    Demonstruesit e kanë etiketuar këtë marrëveshje si një tradhti dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Nikoll Pashinyan.

    Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Azerbajxhani do të mbajë territoret që fitoi në luftimet e fundit. Ndërsa, forcat etnike armene duhet të heqin dorë nga kontrolli i një numri të territoreve të tjerë deri më 1 Dhjetor.

    Ky armëpushim ka sjellë festime në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, me njerëz të shumtë që brohorisnin dhe tundnin flamurin kombëtar azer.

    Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se marrëveshja duhet të hapë rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike të një konflikti i cili deri tani ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur shumë nga shtëpitë e tyre, dhe ka kërcënuar të fusë rajonin në një luftë më të madhe.

    Nagar-Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar dhe i kontrolluar plotësisht nga armenët etnikë të cilët në javët e fundit janë luftuar nga Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit.

    Që kur luftimet shpërthyen më 27 Shtator, Azerbajxhani është deklaruar se ka rimarrë pjesën më të madhe të tokave që ka humbur në luftën e viteve 1991-1994, në të cilën janë vrarë rreth 30,000 njerëz. /tvklan.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Gresa ka akuzuar Anisën se po e shfrytëzon Burimin. Por Anisa këtë e akuzë nuk e ka pranuar,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.