×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë lirimin e ushtarëve të arrestuar në Kosovë

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2024

    Para Parlamentit të Malit të Zi më 2 dhjetor është mbajtur një tubim në mbështetje të qytetarëve malazezë të cilët u arrestuan më 24 nëntor në Kosovë, për shkak të mbishkrimit “Kosova është Serbi” në targat e makinës, që ata përdorën për të udhëtuar në Manastirin e Deçanit.

    Dy nga tre të arrestuarit janë pjesë e Ushtrisë së Malit të Zi dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji për “nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës”.

    Protesta, ku u kërkua lirimi i tyre, u organizua nga një organizatë rinore ortodokse.

    “Rinia kërkon që shteti të mbrojë qytetarët e saj, në mënyrë që të gjithë të mund të vizitojnë vendet e tyre të shenjta. Nëse nuk ka reagim nga shteti, ne do të mblidhemi në numra më të mëdhenj”, tha Lazar Bëboriq, një nga protestuesit.

    Kërkesa e protestuesve është mbështetur nga kryetari i Parlamentit, Andrija Mandiq, që është një nga udhëheqësit e partisë së shpërbërë proruse dhe proserbe, Fronti Demokratik.

    “Nga momenti i arrestimit të tyre, unë po bëj gjithçka që kam në duar si kryetar i Parlamentit, në mënyrë që ministritë kompetente të Qeverisë së Malit të Zi të kthejnë në shtëpi qytetarët e burgosur, të pafajshëm, të Malit të Zi dhe pjesëtarët e ushtrisë sonë”, tha ai.

    Më herët, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka bërë kërkesë të njëjtë dhe ka “bërë protestë të ashpër” për autoritetet në Kosovë për shkak të arrestimit të besimtarëve, por notë proteste u ka dërguar edhe autoriteteve të Malit të Zi.

    Gjykata Themelore në Pejë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Rajko Krivokapiq 34 vjeç, Marinko Jovanoviq 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviq 24 vjeç.

    Avokatja e tyre, Jovana Filipoviq, tha për mediat në Kosovë se do të bëjë ankesë, duke theksuar se vendimi i Gjykatës ishte shumë i ashpër.

    Pas arrestimit të tyre, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, tha se dy nga tre të arrestuarit ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, dhe “ata zyrtarisht ndodhen në pushim mjekësor”.

    “Bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha Krapoviq.

    Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.

    Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha ka thënë se gjatë momentin kur Sarës po i shfaqej rrëfimi i saj,...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.