×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Kuçi

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi është pritur me fishkëllima nga protestuesit që janë duke kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë nga Qeveria pas bllokimit të llogarive të Telekomit.

    Kuçi ka dalë poshtë te protestuesit aty ku ishte duke qëndruar edhe Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri.

    “Jemi duke bërë përpjekje që sa kohë me i rregullu problemet. Hajdi një delegacion, jemi në përfundim të procesit. Krijone një këshill do të ju tregojmë që procesi është në përfundim, ne kemi disa kërkesa”, ka thënë Kuçi.

    Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se kësaj teme Qeveria duhet t’i jep zgjedhje.

    Ai ka thënë se zgjidhja duhet të jepet më së largu nesër.

    Tahiri iu ka përgjigjur protestuesve të cilët i kanë quajtur hajna, duke iu thënë “me iu shiku në sy secili jeni më hajn se unë”, ka thënë ai.

    Ndërkaq nga sindikata e PTK-së kanë thënë se do të hyjnë në grevë nga nesër në ora 08:00 në rast se nuk iu përmbushen kërkesat.

    Lamih Balaj nga Sindikata tha se nuk pranojnë të negociojnë më me Qeverinë, duke thënë se do të respektojnë policinë.

    “Nga këtu do të shkojmë në objektin kryesor në grevë, regjionet do të hyjnë në greva në mëngjes. Na priftë e mbara ministër, ishalla sonte e kryni punën”, tha Balaj.

    Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Kuçi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.