×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë kundër vendimit të MASHT-it për konkursin e bursave

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Këshillin Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga organizata studentore “REFORMA”, e kundërshton vendimin siç e kanë quajtur diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.

    Këshilli ka ftuar studentët që së bashku të kërkojnë një të drejtë me gjithëpërfshirje.

    “Të hënën me datë, 04.11.2019, nga ora 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do ta kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik (protestë) për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit të Arteve në këtë konkurs për bursa. Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre, ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ne, duke mos e përfshirë Fakultetin e Arteve i cili është mjaft specifik dhe saktësohet mirë edhe me rregullore dhe statut të Universitetit të Prishtinës. Duke ditur se shpenzimet në këtë Fakultet janë mjaftë të larta dhe nganjëherë edhe të pa përballueshme për studentët, të cilët deri në vitin e kaluar kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre për bursë nga ministria e Arsimit, e cila ka qenë një mbulesë dhe lehtësim i madh për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara gjatë studimeve. Ku mbetën premtimet e Ministrit të Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, tani po del e kundërta, duke e stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe fare nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime”, thuhet në njoftim.

    Sipas organizatorëve, ata nuk janë kundër kritereve, por janë kundër faktit që nuk ka gjithpërfshirje.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Ministria e Financave ka reaguar për mos-ekzekutimin e shtesave për disa kategori. Sipas MF-së, përgjegjësia mbi përgatitjen e listave të pagave, e...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të...
    Lajme28 Mars 2025
    Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), duke propozuar...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2025
    Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar....
    Vip28 Mars 2025
    Dy ish banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi janë shumë të përfolur në media rozë. Dyshja ka vendosur që...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Të paktën 153 persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 7.7 që...
    Kronika28 Mars 2025
    Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin...
    Lajme28 Mars 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.