×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq e bën edhe Kurtin fajtor

    FrontOnline
    10 Prill 2025

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se “kërkesat e studentëve janë përmbushur prej kohësh, ndërsa shkuarjen e studentëve me biçikleta në Strasburg e quajti “performancë për publikun e gjerë”.

    Vuçiq ka thënë se kjo është një përpjekje që meriton respekt, duke pohuar se studentët i “shikon pak më mirë” se të tjerët dhe sheh se “në furgon po transportonin biçikleta”.

    “Mendoj se kërkesat e studentëve janë përmbushur prej kohësh, por sa më pak mbështetje, aq më shumë janë kërkesat”, ka thënë Vuçiq për Newsmax Balkans, duke pohuar se numri i kërkesave është në rritje dhe se kërkesën e gjashtë “e ka ngritur personalisht Albin Kurti”, transmeton Telegrafi.
    Sipas Vuçiqit, “ministri i Kurtit” në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut e ka sulmuar atë “pa arsye” për shkak se ka vizituar qytetarët e atij vendi të cilët janë pranuar për trajtim në Serbi me lëndime të rënda (tragjedia nga zjarri në diskotekën në Koçan).

    Siç raporton “N1”, Vuçiq ka theksuar se qeveria ka treguar në të kaluarën se është e gatshme të pranojë rrahje dhe të durojë poshtërimin.

    “Një dozë të tillë terrori e kemi ndjerë në pesë muajt e fundit pa asnjë reagim nga organet kompetente shtetërore dhe jam krenar për kapacitetet demokratike të Serbisë. Por – fryni bilbilin dhe lidhni rripin”, tha Vuçiq.

    Ai e quajti edhe një herë “kriminele” dekanen e Fakultetit Filozofik nga Nishi, Natalija Jovanoviq, e cila u plagos me thikë gjatë një proteste të fundit në atë qytet dhe e cilësoi si person që bëri thirrje për linçim të pabindurve politikë në Nish.

    Vuçiq shtoi se tani shumë janë në kërkim të dialogut, sepse “e kanë të qartë se revolucioni me ngjyra ka përfunduar”.

    Nuk është vonë për bisedime, jo vetëm me mua, por edhe me të tjerët, theksoi Vuçiq, duke thënë se “ky lloj terrori nuk duhet të ndodhë më kurrë”, sepse e shkatërroi ekonominë e Serbisë./Telegrafi/

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Në një video-adresim mbrëmjen e 24 majit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi kthimin e 307 ushtarëve ukrainas nga robëria ruse, si...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, duke lënë një trashëgimi të pasur dhe të paharrueshme në kinematografinë...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Ish-presidenti Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij nga shkolla e mesme, duke shënuar paraqitjen...
    Të tjera
    Lajme24 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që lidhen me lansimin e “Programit Master për Energjetikë”, duke mohuar çdo...
    Lajme24 Maj 2025
    Në prag të seancë së nesërme, ku do të bëhet tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Vetëvendosjes,...
    Lajme24 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, morën...
    Sport24 Maj 2025
    Përpjekjet e ekipit të femrave të Barcelonës për të triumfuar për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, janë ndalur nga...
    Lajme24 Maj 2025
    Në 33-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, ish-këshilltari i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka ndarë...
    Lajme24 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një takim me Delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton. Delegacioni u kryesua nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.