Bjellorusia është duke u përballur me protesta masive prej se kur u mbajtën zgjedhjet dy ditë më parë në këtë vend.
Policia ka përdorur shkopa gome, ujë e gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Një grup i të drejtave të njerëzve ka thënë se një protestues është vrarë ndërsa rreth 120 janë të arrestuar, raporton BBC.
Protestat tanimë kanë kaluar në dhunë ekstreme ku gjatë protestave në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, shihet një qytetar duke hyrë mes turmës se policëve me veturë.
VIDEO: Car rams line of security forces after it was hit with multiple flashbang grenades during protests in Belarus tonight. pic.twitter.com/q3BZnW4gbi
— Conflict News (@Conflicts) August 10, 2020
Aleksander Lukashenko i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, ka fituar 80% të votave bazuar në numërimin preliminar të votave.
Pas rezultatit zgjedhor, liderja opozitare, Svetlana Tikhanovskaya, ka marrë vendimin që të largohet nga Bjellorusia duke thënë se rezultati zgjedhor ishte i manipuluar.
Tikhanovskaya thotë se këtë e ka bërë për fëmijët e saj, ndërsa tani gjendet në Lituani dhe se vendimi për t’u larguar ishte komplet i pavarur dhe nuk u ndikua nga askush.