Rreth 150 persona përfshirë këtu nxënës dhe prindër kanë protestuar sot në Kamenicë, kundër reformave në arsim.
Gjatë kësaj proteste për një moment është shkaktuar një tollovi, ku është dashur të ndërhyjë policia.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se nuk ka pasur të arrestuar në këtë protestë.
“Fillimisht u krijua një tollovi por asnjë person nuk është arrestuar. Protesta në përgjithësi ka qenë e qetë. Kanë marrë pjesë rreth 150 persona, dhe protestuesit pastaj janë shpërndarë. Motivi i gjithë kësaj ka qenë dhe vazhdon të jetë për reformat në arsim”, tha Hashani.