Për sot janë paralajmëruar tetë ngjarje të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, do të marrin pjesë në përurimin e aneksit të ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk.
(Shkolla Mit’hat Frashëri, ora 10:00 – nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan çmimin për vepër jetësore dhe çmimet vjetore për teatër. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)
Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese protestojnë me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Podujevë, mban konferencë për media. (Zyrat e VV-së në Podujevë, ora 11:30)
Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve në Tiranë, ora 11:30)
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Podujevë, mban aktivitet simbolik në lidhje me “punësimet e paligjshme nga zyrtarët komunalë”.
(Sheshi “Ali Ajeti”, ora 12:00)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ora 12:45)
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve, ora 13:00)