×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës / Paralajmërohet të jetë madhështore

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Përfaqësues të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për sot mbajtjen e protestës së dytë, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si shenjë pakënaqësie ndaj paralajmërimit të fundit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për shtrenjtim të rrymës për 15%.

    Protesta do të filloj që nga ora 12:00, shkruan “Front Online”.

    Ky aksion është vazhdim i protestës së zhvilluar më 2 prill, ku aktivistët dhe qytetarët kërkuan anulimin e vendimit për rritjen e tarifave dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

    Aktivistët theksuan se kjo rritje do të rëndojë situatën e qytetarëve, veçanërisht ata që përballen me varfëri dhe vështirësi ekonomike.

    Ata i bënë thirrje qeverisë dhe ZRrE-së që të ndërmarrin masa për të parandaluar këtë ngarkesë të mëtejshme mbi qytetarët.

    Organizatorët janë deklaruar për Front Online lidhur më mbarëvajtjen e kësaj proteste.

     

    Hasanaj paralajmëron pjesëmarrje masive në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës

    Luan Hasanaj, njëri prej organizatorëve të fushatës “Asnjë cent më shumë”, ka njoftuar se protesta e 11 prillit do të jetë një vazhdim i protestës së parë.

    ‘’Po, protesta do të zhvillohet sërish. Protesta e radhës është caktuar për ditën e premte, më 11 prill, në ora 12:00, duke nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe duke marshuar drejt Zyrës së Rregullatorit për Energji’’, tha Hasanaj për FrontOnline.

    Ai shtoi se protesta e parë ka treguar që qytetarët janë të vetëdijshëm për pasojat e kësaj rritje dhe presin një pjesëmarrje edhe më të madhe këtë herë.

    ‘’Vendimi i propozuar për rritjen e çmimit të energjisë mbetet i papranueshëm për shumë qytetarë, dhe për këtë arsye kemi vendosur ta vazhdojmë kundërshtimin në mënyrë demokratike e paqësore. Po, presim pjesëmarrje të madhe. Protesta e parë tregoi se qytetarët janë të vetëdijshëm ndaj pasojave që sjell kjo rritje. Këtë herë presim edhe më shumë njerëz, jo vetëm nga Prishtina, por edhe nga komunat e tjera’’, deklaroi ai.

    Ai shprehu shpresën që, përmes kësaj proteste të dytë, ZRrE do të reflektojë dhe do të pezullojë marrjen e vendimit.

    ‘Shpresa jonë është që përmes kësaj proteste të dytë, ZRrE të reflektojë dhe të pezullojë marrjen e vendimit deri në zhvillimin e një debati real, transparent dhe gjithëpërfshirës’’, përfundoi Hasanaj.

     

    Sindikalisti Sefaj: Presim të jetë madhështore protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës

    Sindikalisti Ali Sefaj, ka konfirmuar për Front Online se protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike do të mbahet më 11 prill 2025, në ora 12:00, në sheshet e Prishtinës.

    Ai ka theksuar se numri i protestuesve pritet të dyfishohet krahasuar me protestën e 2 prillit, duke vlerësuar se kjo protestë do të jetë shumë më madhështore.

    ‘’Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës do të mbahet më 11 prill ditën e premte në ora 12;00 presim së paku dyfishim të numrit të protestuesve ,presim që protesta të jetë madhështore për arsye se qytetarët e kanë kuptuar që ZRrE dhe ministria e ekonomisë nuk e kanë ndërmend të ofrojnë zgjidhje’’, tha Sefaj.

    Ai ka nënvizuar se nëse ZRrE dhe Ministria e Ekonomisë nuk ndërmarrin hapa të nevojshëm, ata do të vazhdojnë të ushtrojnë presion.

    ‘’Presim që ZRrE ti thërrasë arsyes dhe të jenë në nivelin e detyrës për çfarë janë aty, mirëpo nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë ne do të vazhdojmë presionin dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme ligjore’’, deklaroi Sefaj.

     

    Kreu i Sindikatës së KEK-ut: Ne përkrahim çdo protestë të qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka njoftuar se sindikata do të mbështesë protestën e dytë të qytetarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

    Llumnica ka theksuar për Front Online se pagat e punëtorëve janë shumë të ulëta, ndërsa çmimet e energjisë janë të larta.

    ‘’ Po, ne do të përkrahim protestën e qytetarëve për arsye se pagat janë të vogla, çmimet janë të larta’’, deklaroi Llumnica.

    Ai ka shtuar se KEK-u ka mbajtur çmimin e energjisë të pandryshuar, ndërsa rritja e çmimit është e vlefshme vetëm për KEDS, duke krijuar një situatë ku oligarkët përfitojnë, por jo prodhuesi i energjisë.

    ‘’KEK e ka çmimin e njëjtë qysh e ka pasur, çmimi po rritet vetëm për KEDS, oligarkët në këtë formë jo për KEK-un por për prodhuesin në këtë rast edhe pse prodhuesi ka sfida të mëdha të përballojë me këtë çmim të shes energjinë elektrike qe pesë vite mirëpo nuk ka ndryshim prej prodhuesit ka ndryshim vetëm të shërbyes pra, KEDS’’, tha Llumnica për FrontOnline.

    Llumnica ka bërë të ditur se nëse çmimi i energjisë elektrike rritet, sindikata do të kërkojë një rritje të pagave për punëtorët.

    ‘’Në rast se ngritët çmimi i energjisë elektrike ne do të kërkojmë ngritje të pagave për aq sa ngritët çmimi i energjisë elektrike dhe do të protestojmë për ngritje pagash, patjetër’’, përfundoi Llumnica./Front Online

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot, më 1 Qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila festohet me dashuri dhe përkushtim në mbarë botën. Me këtë rast,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm...
    Sport01 Qershor 2025
    Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS. Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës, e cilëson vendimin  për të dalë në treg të lirë si të nxituar dhe të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar në Llapnasellë pasi tentoi largohet nga një market pa paguar. Ai u ndalua nga...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të dyfishuar tarifat mbi importet e çelikut dhe...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, është deklaruar  ndaj vendimit të ZRrE për tregun e lirë  duke e cilësuar vendimin si të pamatur,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.