Hapësira tek objekti i Fakultetit Teknik në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet, në cilën është planifikuar nga Komuna e Prishtinës, që të ndërtohen objekte përcjellëse të këtij fakulteti, është propozuar që të mbetet park.
Propozimi është bërë nga komisioni për zhvillimin e diskutimit publik për planin rregullues të hollësishëm për këtë zonë.
Ky komision propozon gjithashtu që në këtë hapësirë të mbillen drunj të lartë ndërsa objektet e planifikuara që të ndërtohen në hapësirën përballë objektit ekzistues – Fakultetit Teknik.
Propozimi në fjalë pritet t`i dërgohet për shqyrtim Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm dhe ekipit hartues të komunës së Prishtinës.
Komisioni është caktuar me vendim të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.