Qeveria në detyrë e Kosovës është duke mbajtur mbledhje me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express.
Në masat e reja parashihet të zgjatet orari i lëvizjes së qytetarëve.
Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për Express se ka filluar takimi online i cili për 4 orë do të mbylllet. Atëherë do të bëhen të ditura masat e reja.
Express ka mësuar se do të zgjatet orari i lëvizjes deri në orën 22:00
Në komunat me rrezik të ulët operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00. Transporti publik do të lejohet të punoj duke shfrytëzuar 50 të kapaciteteve.
Të komunat me rrezik të mesëm operatorët po ashtu do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.
Në komunat me rrezik të lartë po ashtu operatorët ekonomik do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00 shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 22:00.