Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se VV’ja duhet ta bëjë një qeveri më të gjerë.
“Unë i përkas mendimit që ta kemi një Qeveri më të gjerë. Jo një qeveri të ngushtë e vec vet. Unë mendoj se duhet me qenë më e gjerë dhe le të themi në të gjitha proceset që i kemi përpara, duke filluar nga Gjykata Speciale, t’i përballim ma lehtë”, është shprehur Konjufca.
Sipas Konjufcës, në një qeveri teknike vjedhjet sikur skandali i Thesarit do të ndodhin më shpesh.
“Nëse krijohet një qeveri nga të gjitha partitë (pa VV’në), vjedhjet sikur ajo e Thesarit do të ndodhin më shpesh”, tha ai.
“Tash po i shohim skandalet çdo dy apo tre ditë. Kemi skandale të një pas njëshme. Por do të shtoheshin edhe më shumë. Kjo pasi këto parti janë të njëjtat që kanë sjellë Kosovën në këtë situatë me skandalet e tyre të njëpasnjëshme që 20 vite”, shtoi ai.