“Pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK-së në Mitrovicë, uroj dhe propozoj që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje, në mënyrë që të na lirohet hapësira e premtuar për Kampusin Universitar”, ka shkruar Haziri.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka konfirmuar se në Cërrnushë të kësaj komune do të ndërtohet baza më e madhe ushtarake e FSK-së.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Forcave të Sigurisë së Kosovës do t’i jepen 191 hektarë në shfrytëzim për ndërtimin e kësaj baze në “Kodrën e Cërrnushës”.
“Me ndërtimin e kësaj baze ushtarake të FSK-së, Mitrovicën do ta kemi qytetin më stabil-vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Bahtiri ka propozuar që kjo kazermë të mbaj emrin e heroit, Isa Boletini./Front Online/