Në orët e para të mëngjesit të sotëm, argjendaria “Jeta” në komunën e Shtimes ishte cak i hajnave.
Adnan Fera, pronari i këtij lokali, thotë se u dëmtua shumë derisa policia ende nuk e ka zbuluar se kush ishte ai që kreu këtë vepër penale, njofton Klan Kosova.
Hajni hyri duke e thyer murin afër argjendarisë nga pjesa e jashtme.
“Një kojshi na telefonoi dhe na tha se na është vjedhur lokali përmes murit ku është marrë kasaforta. Edhe para një viti na është thyer lokali, por atëherë ishte nga dera. Në këtë rast s’kanë mundur ta marrin kasafortën sepse ka qenë e fiksuar në tokë. Herën e dytë ia arritën qëllimit dhe e nxorët”.
Vlera që iu vodh Ferës është afër 20mijë euro ar dhe para. Ndërkaq, policia ka thënë se hetuesit e Forenzikës janë në vendin e ngjarjes duke shikuar kamerat dhe se po merren me rastin për verifikim.
Për më shumë shikoni në videon ku Fera rrëfen si u krye vjedhja.