×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi në gjendje të rëndë, kjo është gjendja e të lënduarve tjerë

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    6 persona të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj po vazhdojnë të trajtohen jashtë vendit. Gjendja e disa prej tyre vazhdon të jetë rëndë.

    Për shkak të shpërthimit të një bombole të gazit në restorantin “Steak House” në Ferizaj, mbi 40 persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Express.

    6 persona kanë pësuar më shumë se 30 për qind djegie, andaj edhe janë dërguar për trajtim shëndetësorë jashtë vendit. 4 persona janë dërguar më 7 janar për trajtim në Turqi, ndërsa 2 janë dërguar ditën e djeshme në Austri.

    I pari që u dërgua në Turqi ishte vetë pronari i restorantit, G.S, i cili kishte pësuar 50 për qind djegie, dhe ishte në gjendjen më të rëndë shëndetësore.

    Megjithatë, ai ende nuk ka pasur ndonjë përmirësim, përkundër që u dërgua në Turqi.

    Afërdita Hoxha, e cila ka mbledhur fonde për t’i ndihmuar të lënduarit financiarisht për trajtim jashtë vendit dhe është në kontakt me familjarët e të lënduarve, ka thënë për Express se G.S vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ajo ka thënë se ai nuk ka pasur përmirësime.

    “Gjendja e tij po vazhdon të jetë e rënduar. Ai nuk ka përmirësime”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, Hoxha ka treguar se vajzës 20 vjeçare, e cila është dërguar për trajtim shëndetësorë në Turqi për shkak të lëndimeve që ka marrë, i janë shfaqur probleme në veshka.

    Kurse, 44 vjeçari, F.S është në gjendje stabile, por që po mbahet në gjumë për shkak të plagëve që ka.

    “F.S është në gjendje vitale stabile, po e mbajnë në gjumë për shkak të plagëve të thella. Ndërsa vajzës iu janë paraqitur probleme me veshkë”, ka thënë ajo.

    Në anën tjetër, E.B, i cili po ashtu po trajtohet në Turqi, është zgjuar dhe është larguar nga intubimi sot. Ai po ashtu ka takuar bashkëshorten e tij dhe ka mundur të bisedoj me të.

    Ndërsa, dy personat tjerë të lënduar të cilët janë dërguar dje për trajtim në Austri, nuk dihet se si e kanë gjendjen shëndetësore.

    Gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ishte thënë se gjendja e tyre është pak më e lehtë se e pacientëve tjerë që janë dërguar në Turqi.

    Nga mjekimi intensiv në QKUK, ishte thënë për Express se 6 të lënduarit kishin pësuar më shumë se 30 për qind djegie. Ndërsa, në gjendjen më të rënduar kishte qenë vetë pronari i restorantit G.S i cili kishte pësuar 50 për qind djegie, andaj edhe urgjentisht kërkohej që ai të dërgohej jashtë vendit për shërim.

    Kurse, ndonëse nga mjekimi intensiv kishin kërkuar që të 6 pacientët të dërgoheshin për trajtim në Turqi, nga ky shtet kishin thënë se kanë vend vetëm për 4 pacientë. Andaj dy pacientët tjerë, përkundër gjendjes së rënduar shëndetësore ishin ndalur për trajtim në QKUK. Ndërsa, ditën e djeshme ata janë nisur për trajtim shëndetësorë në Turqi.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dje është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me një çështje penale e cila është në hetim nga...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Buxheti i Kosovës për vitin 2025, do të shqyrtohet sot në Komisionin për Komunitete dhe Kthim dhe Komisionin për Administratë Publike, Pushtet...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende- vende do të ketë edhe riga...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës...
    Vip12 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi për një moment ka filluar të qajë. E nga afër i qëndruan banorët duke...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar gjuhën akuzuese e denigruese të partisë në pushtetet ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësor, duke cilësuar...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Lutfi Haziri e ka përsëritur qëndrimin se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit. Haziri në emisionin Rubikon me...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.