Abaz Sulejmani, pronar i objektit në të cilin Policia e Kosovës ka kryer një aksion në lagjet “Pejton” në Prishtinë, ka thënë se objekti është i lëshuar me qera për një “Call Center”.
Ai ka thënë se nuk ka pasur informacion për bastisje, duke e vlerësuar si të padrejtë veprimit e policisë për thyerjen e derës.
“Po ndërtesa është e imja këtë ndërtesë e kam lëshuar me qera për këto kompani, dhe më parë ka qenë bankë, kurse tash që 5 muaj punon Call Center”, tha ai.
“Po nuk është e drejtë që është thyer dera dhe nuk më kanë informuar për këtë bastisje”, u shpreh tutje ai. Me dije e ka që ka qenë me leje”, tha ai./Front Online/