×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari i kafenesë ku iu dogjën duart cigareshitësit del me një tjetër sqarim

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Pronari i kafenesë ku iu dogjën duart një shitësi të cigareve, Dardan Bunjaku ka dal me një sqarim tjetër për rastin.

    Bunjaku ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi me shitësin e cigareve, duke thënë se e konsideron shok dhe se po të ishte prezent në kohën kur ka ndodhur rasti, nuk do të lejonte që të bëhej një gjë e tillë.

    “Pas shumë komenteve dhe keqkuptimeve po e jap edhe një sqarim në këtë post. Po e përsëris që kur ka ndodh ngjarja unë personalisht nuk kam qenë present pasi që edhe Bitën e konsideroj shok dhe nuk e kisha leju me bo një gjë të tillë!”, ka shkruar Bunjaku.

    Tutje, Bunjaku ka thënë se nuk është në natyrën e tij që të poshtëroj ose të bëj shaka me asnjë njeri e sidomos jo me cigareshitësin në fjalë, meqenëse siç thotë e mirëpret gjithmonë në lokaol dhe që mundohet t’i ndihmoj me aq sa ka mundësi.

    “Nuk oshtë e natyrës tem me poshtru ose me bo shaka me asnjë njeri e aq ma pak për Bitën që e mirëpres në lokal dhe mundohem t’i ndihmoj me mundësit e mija. Nëse do të ishte për famën, nuk kisha dal drejtëpërdrejt të bëh deklaratë me emrin tem dhe nuk do të lejoja që ajo video të postohej në rrjete, meqenëse unë po e kërcënoj Bitën. Prandaj ju kisha lut mos me paragjyku. Këto lloj “shaka” siç e ka bo Bita, i bojn edhe fëmijët e juve dhe është e pamundshme të paradalohen”, ka shkruar Bunjaku në Instagram.

    Detaje rreth këtij rasti ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Policia ka bërë me dije se ka intervistuar viktimën dhe dy dëshmitarë.

    “Rr.Fehmi Agani, Prishtinë, 31.10.2020. Raportohet se pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, njësiti i hetuesisë ka intervistuar viktima mashkull kosovar dhe dy dëshmitarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

    Ndryshe, në pamjet e publikuara në rrjetet sociale cigarexhiu shihet duke tentuar ta ndalë flakën, ndërsa në sfond dëgjohen pjesëmarrësit duke qeshur me të. Askush nga të pranishmit nuk e ndihmon atë, për t’ia shuar flakët.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Dardan Bunjaku (@dardanbunjaku)

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti bëri thirrje që “të ndiqen parat e pista”, me të cilat, akuzoi se...
    Lajme27 Shtator 2024
    Gjatë këtyre ditëve të fundit vendi është përfshirë nga kushte të qëndrueshme dhe të ngrohta që vijnë nga Afrika Veriore, të cilat...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se Filharmonia e Kosovës para 24 vitesh kishte vetëm 13 anëtarë, tani...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me sulmin që u bëri mediave nga Neë York, duke...
    Sport27 Shtator 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar nga disa persona të maskuar. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut. Gërvalla tha se gjatë këtij...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup. Opozita akuzon...
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur edhe një herë për telefonatën mes shefes së GP të LVV, Mimoza Kusari-Lila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.