×
  • Lajme
  • Lajme

    Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`

    FrontOnline
    25 Nëntor 2024

    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”, duke  mbështetur fushatën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

    Sipas njoftimit nga Posta, promovimi i këtij emisioni u organizua në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, së bashku me komisionin e pullave postare. Gjatë fjalimeve të tyre, ato theksuan mbështetjen e fuqishme për këtë fushatë dhe falënderuan Postën e Kosovës.

    “Sot, si Postë e Kosovës, kemi nxjerrë në qarkullim pullën postare ‘Sot dhe Çdo Ditë Tjetër’,Kjo pullë mbart një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave – një çështje që duhet të jetë prioritet për të gjithë, jo vetëm gjatë këtyre 16 ditëve të aktivizmit, por gjatë gjithë vitit. Si institucion, ne nuk jemi thjesht një shërbim postar; jemi një urē që bashkon njerëzit, idetë dhe mesazhet. Përdorimi i kësaj pulle në dërgesat postare do të përhapë mesazhin për një shoqëri që mbështet, fuqizon dhe mbron çdo grua dhe vajzë”, ka thënë kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

    Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe përkrah fushatën “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila, për vitin e tretë, organizohet nga ministria.

    “Përmes kësaj fushate, synohet të ndërgjegjësohet publiku mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe të promovohen një kulturë respekti dhe mbështetjeje për gratë dhe vajzat”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

    Në kuadër të këtij emisioni, vihet në qarkullim një pullë postare që mbart logon dhe formën e fushatës, si dhe “Zarfin e Ditës së Parë”. Ndërkaq, kjo pullë do të mbetet në qarkullim deri në konsum të plotë të saj.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë me acar të fortë dhe mund të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se lufta nuk është vetëm për gratë,...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.