×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria thotë se u vërtetua fajësia e Joliq dhe kërkon drejtësi për krimet ndaj civilëve

    FrontOnline
    05 Qershor 2024

    Në gjykimin për krime lufte ndaj Caslav Joliq, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare, prokurori Ilir Morina ka kërkuar nga trupi gjykues drejtësi për mizorinë e kryer ndaj civilëve të pafajshëm duke thënë se është vërtetuar fajësia e Joliq. Kurse, avokati i të akuzuarit, Miograd Bërklaç, ka kontestuar besueshmërinë e dëshmive të të dëmtuarve.

    Fillimisht, prokurori Morina tha se në mesin e qindra mijëra civilëve që përjetuan mizori gjatë viteve 1998-1999, ishin edhe të dëmtuarit e këtij rasti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Prokurori tha se ky rast nuk është i zakonshëm, pasi sipas tij i akuzuari Joliq e ka shkelur rëndë të drejtën humanitare, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare.

    Prokurori Morina theksoi se dëshmitë e ndryshme dhe provat e shumta gjatë këtyre muajve, kanë ofruar një pamje të qartë të ngjarjeve dhe veprimeve të kryera nga ana e të akuzuarit.

    Sipas tij, provat e paraqitura janë të qarta dhe tregojnë qartë se i akuzuari Joliq i ka kryer krimet për të cilat po akuzohet.

    Më tej, ai ka folur për torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të të dëmtuarve në këtë rast, duke shtuar se askush nuk e ka kundërshtuar se ka ndodhur trajtimi çnjerëzor ndaj të dëmtuarve Zef Malsia, Nexhmedin Curri dhe Naim Ferati.

    Prokurori tha se vetmja çështje që kundërshtohet nga mbrojtja është se i akuzuari Joliq është personi që ka kryer veprën penale.

    Sipas tij, gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor mbrojtja është munduar që të vë një teori të pabazuar në prova se kinse dikush tjetër ka qenë ai që e ka torturuar të dëmtuarin Zef Malsia.

    Ai i kërkoi trupit gjykues që mos i besojë teorisë së mbrojtjes, duke theksuar se është në kundërshtim me provat. Morina tha se janë përmbushur elementet e veprave penale për të cilat akuzohet Joliq.

    Prokurori i propozoi trupit gjykues që gjatë shqyrtimit të rastit dhe matjes së dënimit, të marrë parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

    Gjithashtu, propozoi që gjykata të shpall fajtor të akuzuarin Joliq dhe ta dënojë sipas ligjit, si dhe që t’i vazhdohet paraburgimi.

    Ndërsa, të dëmtuarit Malsia dhe Curri deklaruan se e mbështesin fjalën përfundimtare të prokurorit dhe thanë se parashtrojnë kërkesë pasurore-juridike.
    Në anën tjetër, avokati Bërklaç deklaroi se nuk e konteston faktin që të dëmtuarit janë rrahur, mirëpo faktin se a ka qenë i mbrojturi i tij në mesin e atyre që ua kanë shkaktuar këtë të dëmtuarve.

    Ai ka folur për pika të ndryshme rreth deklaratave të të dëmtuarve në kohë të ndryshme, e disa prej tyre sipas tij nuk përputhen, madje njërin prej deklarimeve e ka quajtur edhe “budallallëk”.

    “Na duhet kthjellët dhe ndershëm t’i vlerësojmë besueshmërinë e vlerave të dëshmive të dëshmitarëve dhe ashtu të vijmë deri te një përfundim se a mund të vlerësohen ato si prova të cilat jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm tregojnë që klienti im vërtetë ka kryer një vepër penale”, tha avokati.

    Mes tjerash, avokati Bërklaç tha se i dëmtuari Malsia ka dhënë tri deklarata, në Polici dhe në Prokurori e Gjykatë, e që sipas tij ato deklarata kanë dallime të mëdha. Një prej pikave që përmendi avokati ishte edhe çështja e deklaratës së tij lidhur me atë se kur ishte rrahur nga Joliq.

    Sipas tij, ai njëherë thotë se ka shkuar në Stacionin Policor në Istog në fund të marsit të vitit 1998 dhe se aty është rrahur nga tani i akuzuari Joliq në korridor.

    “Kurrë në jetën e vet nuk ka qenë në stacion në Istog”, shtoi avokati Bërklaç për të akuzuarin.

    “Tani po thotë më kanë thirrë në stacion masi u ra helikopteri, e më kanë rreh”, tha avokati Bërklaç për një deklaratë tjetër të të dëmtuarit Malsia.

    I njëjti pyeti se a mund t’i besohet këtij personi kur sipas tij ka dallime kaq të mëdha në deklaratat e tij.

    Avokati Bërklaç po ashtu vuri në pikëpytje edhe kredibilititetin e dëshmitarëve që kanë qenë në vizitë tek i dëmtuari Malsia.

    Në fund, ai tha se ndërgjegja e të mbrojturit të tij është e pastër, duke propozuar që i njëjti të lirohet nga akuza dhe nga paraburgimi.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 18 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Caslav Joliq me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.

    Nga Rubrika
    Kronika25 Nëntor 2024
    Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së...
    Kronika25 Nëntor 2024
    Në Gjilan mbrëmjen e së dielës është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur dy gra, duke i kërkuar atyre që...
    Kronika25 Nëntor 2024
    Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1297 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  6 patentë shoferë për drejtuesit që...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me mërgimtarë në Halifax të Kanadasë. Osmani ka thënë se ka takuar shumë shqiptarë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për...
    Vip25 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, ka treguar se numri i këmbës së tij është 48. Kjo veçori e tij...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.