Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se dosjen paraprake kundër ish-krerëve të UÇK-së do ta dorëzojë në shtator. Këtë, mbrojtja e të akuzuarve e cilëson të vonuar.
Gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar që afati për vendosjen në dispozicion të njoftimit të hollësishëm të shtyhet deri të premten e 25 qershorit, ndërsa ka kërkuar një datë nga prokuroria për përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes paraprake.
Prokurorja tha se materialet do t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për rikategorizimin e provave.
“Nënkategorizimi i materialeve kërkon kohë”, tha ajo.
Këtë e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve.