×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja

    FrontOnline
    10 Qershor 2022

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruar dy raste të reja, ku janë të përfshirë një numër i madh i personave për vepra të ndryshme penale.

    Njëri rast është për shpërlarje të parave e tjetri për krim të organizuar dhe blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar e substancave narkotike.

    Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej 125 mijë e 240 euro si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit.

    “Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, ku janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.”

    Ndërkaq, në rastin e dytë të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’ neni 277, si dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’’ neni 267. Nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, nëntë (9) vetura, 13.000.00 euro si dhe pesëmbëdhjetë (15) celularë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë, 10 qershor 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja me një numër të madh të personave për vepra të ndryshme penale.

    Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave’’, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy (2) automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej njëqindenjëzetepesë mijë e dyqindedyzet (125.240.00) euro, të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestrua nga të pandehurit.

    Ndërkaq, në rastin e dytë të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’ neni 277, si dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’’ neni 267. Nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, nëntë (9) vetura, 13.000.00 euro si dhe pesëmbëdhjetë (15) celularë.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Kronika07 Shtator 2024
    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Në Kosovë të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë nga 14 gradë Celsius deri...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh i kënaqur pas triumfit të ekipit të tij ndaj Ukrainës, duke vlerësuar veçanërisht mënyrën...
    Vip07 Shtator 2024
    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme me ndjekësit e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas fitores së madhe të Shqipërisë ndaj Ukrainës me rezultat 2:1, Ardian Ismajli, autori i golit të barazimit, ka dhënë një deklaratë...
    Sport07 Shtator 2024
    Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.