×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 11 personave, dyshohen se në krye me një shtetas të Izraelit kryen mashtrime të mëdha financiare

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi të organizuar kriminal prej 11 të pandehurve.

    Prokuroria tha se të pandehurit O.T, A.G, B.B., I.K., D.M., F.B., A.R., L.H., A.A., K.I., V.K. përmes kompanisë së regjistruar në ARBK, por të palicencuar, për ndërmjetësim financiar kanë kryer mashtrime të mëdha financiare nga tetori 2018 deri në nëntor 2022.

    Ajo tha se në krye të grupit ka qëndruar i pandehuri O.T. – shtetas i Izraelit, “ndërsa  pandehurit tjerë, duke u prezantuar si brokerë kanë mashtruar viktimat nga vende të ndryshme të botës, duke përdorur identitete të rreme dhe platforma të parregulluara investimi, ku fitimet e shfaqura kanë qenë vetëm simulime”.

    “Viktimave iu kanë premtuar fitime të larta me rrezik minimal dhe në atë mënyrë i kanë nxitur të investojnë shuma të mëdha parash, të cilat pastaj janë transferuar në llogari të bizneseve të regjistruara dhe të kontrolluara nga grupi kriminal, duke u fshehur gjurmët financiare”.

    Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Cak i kësaj grabitje kishte qenë një burrë. Ai deklaroi...
    Lajme09 Prill 2025
    Një person është therur me thikë sot rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë. Incidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën “Elez Berisha”. Lajmin...
    Lajme09 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur lidhur me koaliconet partiake. Ai ka theksuar se përkundër sjelljeve të partive të tjera karshi...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Bëhet e ditur se Kurti e...
    Lajme09 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të marten në Gjilan. (më tepër…)
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga myftiu Naim Tërnava dhe deputeti i zgjedhur, njëherësh Kryetari i Koalicionit VAKAT,...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj Prokurorisë Speciale në Hagë,...
    Lajme09 Prill 2025
    Kambanat e alarmit po bien në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë. Ndërsa vëmendja e Evropës është përqendruar te Ukraina, tensionet në Ballkanin Perëndimor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.