Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për vrasjen e djeshme që ndodhi në Prishtinë.
Kështu tha zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj.
Ulaj theksoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe së bashku me Policinë e Kosovës po i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka filluar hetimet në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të ngjarjes” deklaroi ajo për Klan Kosova.Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi” dyshohet se babai e vrau të birin.