×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria për vr’asjen e 62-vjeçarit parmbrëmë në Prishtinë: S’ka të arrestuar, motivet s’janë bërë të ditura

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Mbrëmjen e së martës si pasojë e disa të shtënave me armë në një lokal në Prishtinë, dy persona mbetën të plagosur por plagëve s’arriti t’iu mbijetojë 62 vjeçari Naser Gashi. I dyshuari për këtë rat, Alban Gashi, ende nuk është arrestuar, ndërsa nga Prokuroria kanë thënë se nuk janë bërë të ditura motivet.

    Të martën rreth orës 22:25, sipas Policisë dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë më armë zjarri në drejtim të dy viktimave. Miftar Miftari ende ndodhet në QKUK, ndërsa tjetri, Naser Gashi, ndërroi jetë po atë natë.

    Lidhur me këtë rast, i dyshuar është Alban Gashi, i cili akoma nuk është arrestuar.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë për Express se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar por ka shtuar se ka përpjekje që të zbardhet rasti.

    “Ju njoftojmë, se deri më tani nuk ka të arrestuar, mirëpo Njësitet e Policisë nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë po bëjnë përpjekjet maksimale për zbardhjen e rastit në fjalë”, deklaroi ai.

    Shala tha se “deri më tani, nuk janë bërë të ditura motivet e kësaj vrasje dhe hetimet janë në vazhdim”

    Rreth këtij rasti, për Express, shkurtimisht është deklaruar koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli, me të cilin ky i fundit ka pasur edhe lidhje familjare.

    Veseli në deklarimin e tij ka thënë se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

    Ai ka thënë se viktima s’ka pasur ‘‘kurrfarë lidhje’’ me rastin.

    ‘‘Aksidentalisht ka ndodh. Hiç kurrfarë lidhje s’ka’’, ka thënë ai.

    Sipas Sinjalit, i dyshuari Alban Gashi dhe Miftar Miftari kanë pasur disa probleme mes vete në Spanjë dhe vetëm para pak ditësh kanë ardhur në Kosovë.

    Kjo është vrasja e tretë që ndodhi brenda tri ditësh në Kosovë, pasi të dielën dhe të hënën Vushtrria u godit nga dy vrasje.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje...
    Lajme31 Mars 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Lajme31 Mars 2025
    Një grua, shtetase e huaj ditën e Bajramit dyshohet se është rrahur nga bashkëjetuesi i saj në Malishevë. Policia e Kosovës këtë...
    Lajme31 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor...
    Lajme31 Mars 2025
    Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15%  do të favorizojë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë...
    Lajme31 Mars 2025
    Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.