Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.