×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria ngre aktakuzë për një vrasje të ndodhur 21 vjet më parë afër Gjakovës

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës penale Vrasje nga neni 30 par.2 pika 3 të LPK-së.

    Sipas aktakuzës ndër tjera ceket se i pandehuri D.Ll., me dt.12.07.2003, rreth orës 09:00, në fshatin Raçë, Komuna Gjakovë, në afërsi të dyqanit “V…”, me dashje e nga gjakmarrja ka privuar nga jeta N.N., i moshës 47 vjeçare, nga fshati Raçë, Komuna Gjakovë.

    “Në atë mënyrë që për shkak të vrasjes së babait të tij, të cilin para 12 vitesh e kishte privuar nga jeta i ndjeri N.N., ditën kritike i pandehuri, shkon në vendin e lartcekur me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kuqe, duke i përcjellë lëvizjet e tani të ndjerit dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan “V…”, për të blerë ca gjëra ushqimore, i pandehuri D.LL., e pret e me të vërejtur se del nga dyqani prej një afërsie shtënë në drejtim të tij 28 herë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kur viktima bie përtokë, i pandehuri përsëri shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë në kokë, gjoks dhe gjymtyrë, nga plagët e marra viktima ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    I pandehuri nga koha e kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë në arrati. I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.