×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naser Qelit

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Naser Gashit, i njohur si Naser Qeli, pas kërcënimeve ndaj gazetarëve në redaksinë e Gazetës Express , si dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të. Nëse shpallet fajtor për këto akuza, ai mund të dënohet edhe me burgim

    Lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    Ulaj i ka thënë Express se ndaj Gashit është ngritur aktakuzë për veprat penale “kanosja” dhe “cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”, si dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të.

    “Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 14.10.2020, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj personit me inicialet N.G., në drejtim të veprave penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPRK-së dhe “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”, nga neni 197 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është proceduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për trajtim të mëtejmë”, ka deklaruar Ulaj.

    Ndryshe, veprat për të cilat akuzohet Gashi dënohen edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Për veprën penale të “Kanosjes”, Gashi mund të dënohet me burgim deri në një vit.

    “2. Kushdo që seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, se do ta rrëmbejë ose privojë nga liria ndonjë person tjetër ose se do ta dëmtojë me armë zjarri, me shpërthim ose me mjete të tjera të rrezikshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit”, thuhet në Nenin 181 të Kodit Penal.

    Ndërkohë, për veprën penale Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”, aim und të dënohet me burgim deri në tri vjet.

    “1. Kushdo që pa autorizim apo në mënyrë të kundërligjshme hyn në banesë ose në objektin e mbyllur të personit tjetër apo nuk largohet nga objektet e tilla sipas kërkesës së personit të autorizuar, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet”, thuhet në Nenin 187 të Kodit Penal.

    Para më shumë se dy javësh, Naser Qeli ka hyrë në ndërtesën ku ndodhet redaksia e Gazetës Express dhe i ka kërcënuar me vrasje gazetarët që ishin në zyrë.

    Ai u ka bërë presion që të fshijnë raportimet që lidheshin me të në rubrikën rozë.

    Pasi ai u martua me këngëtaren Aida Doci, të cilën e kishte nën menaxhim dhe e quante “motër”, mediat në vend kanë shkruar rreth çiftit.Naser Qeli ka qenë i pakënaqur për raportimet rreth fëmijëve dhe ish gruas së tij, mirëpo, të njëjtat ai i ka pohuar vetë në një intervistë për Prive.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka uruar Ditën e Flamurit ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, për të cilët tha se malli...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Një makinë tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit...
    Sport28 Nëntor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Borac Banja Luka dhe LASK në kuadër të Ligës së Konferencës. Nga minuta e parë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri vlerëson për “Front Online” se Kosova duhet ta stimuloj importin nga Shqipëria e ta dekurajoj nga Serbia....
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Si çdo vit, autoritetet zvicerane atribuojnë një numër të caktuar lejesh pune, të njohura si ‘kuota’ për shtetasit jo-BE/EFTA. Sa janë caktuar...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve, me qytetarë të shumtë dhe udhëheqës qëndror e lokal, mori pjesë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.