Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë gushtit, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve.