Raporti i autopsisë për vdekjen e 23 vjecarit, Shqipdon Aliu, i cili është gjetur i vdekur javë më parë në fshatin Gadime e Ulët të Komunës së Lipajnit, ende nuk ka përfunduar, raporton “Front Online”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje me shkrim për “Front Online” ka thënë se janë duke e pritur raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për t’i sqaruar rrethanat e vdekjes së 23 vjeçarit.
“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, është në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për t’i sqaruar rrethanat e vdekjes së personit në fjalë”, ka bërë të ditur zëdhënsja për media e Prokorurisë Themelore në Prishtinë. /Front Online/