Zëdhënësja e Prokuroisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini tregoi për “Syri.net” se dyshohet se sot, më 31 Janar 2021, në hyrje të stacionit policor në Ranillug, një zyrtar policor me armë zyrtare ka kryer vetëvrasje.
“Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka theksuar ajo.
E për policin i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje ka raportuar Syri, emri i tij të cilit thuhet se është Reshat Hoda, i lindur me 1 dhjetor 1968.
Derisa për motivet e një akti të tillë ende nuk dihen.