×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria mbylli rastin e aksidentit me fatalitet, pa marrë asnjë dëshmi

    FrontOnline
    07 Janar 2025

    Video e fundit që 19-vjeçari, Malsor Pllana regjistroi me telefon, ishte dëshmia e vdekjes së tij dhe kushëririt të tij, 17-vjeçar, Shkëlqim Pllanës, në një aksident trafiku, fillim nëntorin e 2022-ës.

    Kjo video dëshmon se shkaktar i aksidenti fatal ishte shpejtësia e madhe me të cilën po e drejtonte veturën Shkëlqimi, i cili në momentin kritik ishte duke bërë gara me Leutrim Berishën, raporton Kiks Kosova.

    Madje, fjalët e fundit të dy të rinjve, para se vetura e tyre të përfundonte jashtë autostradës, ishin lutjet që Leutrimi të largohej nga shiriti i tyre.

    Gara me vetura mes Leutrimit dhe Shkëlqimit, sipas babai të këtij të fundit, kishte nisur gjysmë ore para fundit tragjik.

    Alibia e tij ishte se në orën 09:30 të mbrëmjes së 2 nëntorit, Leutrimi qe takuar me Shkëlqimin dhe Malsorin në një pompë të derivateve, dhe u kishte kërkuar atyre që të garonin me vetura.

    Me t’u marrë vesh, nga aty, ata ishin nisur në drejtim të autostradës, në të cilën ishin kyçur rreth orës 22:00.

    E vetëm pas pesë minutash garim në autoudhë, nga shpejtësia e madhe e lëvizjes, vetura në të cilën ndodheshin Shkëlqimi dhe Malsori kishte humbur kontrollin, duke u rrotulluar jashtë autostradës.

    Për pasojë, në vendin e ngjarjes vdiq Malsori, e Shkëlqimi vetëm 7 minuta pasi u dërgua në spital.

    Video që regjistroi këtë garë nuk ra asnjëherë në duart e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ani pse telefoni me të cilin u xhirua u mbajt më shumë se 8 muaj nga Forenzika. Kështu, ia konfirmuan nga ky institucion Kiksit më shumë se dy vjet nga rasti tragjik.

    Prokuroria nuk kishte marrë në pyetje as Leutrim Berishën i cili kishte qenë duke garuar me të rinjtë në momentin kur ndodhi aksidenti dhe rasti me vendim të prokurores, ishte mbyllur.

    Pavarësisht insistimit të Kiksit dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Prokuroria refuzoi kërkesën për qasje në këtë vendim dhe në raportin e Forenzikës, me arsyetimin se rasti është me të mitur.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një burri në Podujevë. Kështu bëhet e ditur në raportin...
    Lajme08 Janar 2025
    Një person është raportuar i zhdukur në Lipjan, njofton Policia. Rasti po hetohet. “PERSON I ZHDUKUR- Lipjan / 05.01.2025 – 23:00. Është...
    Lajme08 Janar 2025
    Analisti politik Artan Muhaxhiri ka komentuar për FrontOnline Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke e cilësuar si një...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, për FrontOnline, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë llogari për shpenzimin e buxhetit...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Trump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit nga dy në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Vendet që...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë katër vjetëve të tij në pushtet nuk ka realizuar asnjë...
    Lajme08 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardita Baraku drejtoreshë e IKSHPK-së sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca sipas njoftimit për...
    Lajme08 Janar 2025
    Pasditen e së martës, policia në Mitrovicën e Jugut në dy raste të ndryshme ka konfiskuar dy armë. Ne rastin e parë,...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban sot konferencë për media bashkë me partnerët e koalicionit. Siç njoftojnë nga partia e tij, konferenca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.