×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria konfirmon zbulimin e një laboratori dro*ge në Prizren, jep detaje

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zbuluar një laborator të drogës  dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

    Ata dyshohet se kanë kultivuar dhe rritur rreth 200 bimë “Kanabis sativa” dhe kanë bërë tharjen e tyre dhe i kanë përgatitur për shitje.

    Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Prizren, 23 Prill 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë, pas një hetimi disa mujor duke zbatuar masat e veçanta hetimore, sot me datë 23.04.2025 kanë zhvilluar një aksion në Prizren, ku është zbuluar një laborator droge dhe janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar.

    Të pandehurit, nga data e pa vërtetuar dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2025, në Prizren, pa autorizim dhe në bashkëkryerje, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa” (Mariuhanë), me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, në atë mënyrë që në një objekt të mbyllur krijojnë një laborator të brendshëm “In door”, ku kanë kultivuar dhe kanë rritur rreth 200 bimë “Kanabis Sativa”, kanë bërë tharjen e tyre, dhe i kanë përgatitur për shitje në treg. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK- së.

    Po ashtu, të njëjtit, pa autorizim dhe në bashkëpunim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa” me qëllim të ofrimit për shitje, e cila me ligj është shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që të pandehurit pasi sigurojnë narkotikun nga kultivimi që i bëjnë vet bimës, planifikojnë shitjen e narkotikëve personave të ndryshëm në tërë Republikën e Kosovës. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK- së.

    Gjatë këtij aksioni, është kontrolluar objekti, me ç’rast Prokurori i Shtetit, përveç bimëve “Kanabis Sativa” dhe materialeve tjera përcjellëse që kanë shërbyer për kultivimin e narkotikëve, ka sekuestruar edhe objektin banesor që ka shërbyer për kultivimin e narkotikëve.

    Tre të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor për të njëjtit Departamenti i Krimeve të Rënda, do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

    Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit...
    Lajme30 Maj 2025
    Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka...
    Lajme30 Maj 2025
    Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka thënë se VV-ja e ka përgjegjësinë aktuale për krizën në vend. Por, ai ka thënë se...
    Të tjera
    Kronika30 Maj 2025
    Dy persona janë zhdukur në Kosovë. Një burrë nga Lipjani është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij. Ndërkohë një...
    Lajme30 Maj 2025
    Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Gjatë periudhës 2022-2024, komunat kanë...
    Kronika30 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 24 maj të këtij viti. Policia tha...
    Kronika30 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë...
    Lajme30 Maj 2025
    Është anuluar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve Mexhaid Qerimi, Fehmi Mustafa dhe Gjulin Radoja të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.