×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Selimin dhe Krasniqin

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë.

    Në kërkesën për Krasniqin e ngjashëm edhe për Selimin, Prokuroria thotë se përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e tyre rrit rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe kryerjes së krimeve të tjera.

    Veç kësaj, ZPS ka thënë se kjo justifikon edhe rishqyrtimin e rrezikut të arratisjes në vendimet për vazhdimin e paraburgimit. E njëjta gjë është theksuat edhe tek vendimi për Rexhep Selimin.

    Sipas tyre vazhdon të ekzistojnë dyshime të bazuara se Jakup Krasniqi ka kryer një ose më shumë prej krimeve që bien në jurisdiksiomin e DHSK-së. Madje, Prokuroria thotë se ky dyshim është përforcuar edhe nga provat e ZPS-së që tashme janë përfshirë në dosjen e gjykimit.

    Ata thonë se, fakti që Krasniqi dhe Selimi tani kanë njohuri të veçantë mbi rastin dhe provat kundër tij e rrit rrezikun që ai mund të kryejë krime të tjera, përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në çështje dhe/ose që mund të paraqiten para këtij Paneli në faza të ardhshme të procedurave.

    “Për më tepër, Selimi tashmë është në dijeni të identitetit të të gjithë dëshmitarëve të ZPS-së dhe të provave të tyre. Përfundimi i çështjes së ZPS-së nuk e zvogëlon rrezikun e pengimit, por e rrit atë, pasi i akuzuari tashmë ka njohuri të plotë për përmbajtjen e çështjes ndaj tij. Siç është theksuar nga Trupi Gjykues, ekziston rreziku që ndërhyrjet me qëllim për të siguruar tërheqje të dëshmive dhe/ose për të dekurajuar dëshmitarët e ardhshëm nga dhënia e dëshmive mund të pengojnë përparimin e procedurës. Më tej, ekziston mundësia që dëshmitarët të thirren sërish, duke i bërë ata të cenueshëm ndaj përpjekjeve për ndërhyrje”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për Selimin.

    Përveç rrezikut të arratisjes dhe pengimit të procedurave, Prokuroria ka thënë se masat e vendosura ne objektet e paraburgimit kanë ofruar garanci kundër vizitave dhe komunikimeve të pa-monitoruara si masa për të minimizuar rreziqet përkatëse.

    Ata thonë se paraburgimi mbetet proporcional dhe i arsyeshëm veçanërisht që procedurat tashmë kanë përparuar.

    Ndryshe, Prokuroria më 15 prill 2025 ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2025
    Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për...
    Lajme10 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke caktuar kështu masën e paraburgimit ndaj të pandehurit...
    Lajme10 Maj 2025
    Albin Kurti, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se Kosova do të jetë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një nga ndihmësit kryesorë të ish-presidentit amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata është “duke shqyrtuar seriozisht” mundësinë e pezullimit të habeas...
    Lajme10 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ishte pjesëmarrës në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025” – të organizuar për të dytin vit me radhë...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave,...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar tha se India dhe Pakistani u angazhuan në “komunikim të drejtpërdrejtë” dhe “si rezultat u arrit...
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Në fshatin Poroçan të Gramshit të shtunën ka ndodhur një shembje masive e dheut në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim. Dy...
    Vip10 Maj 2025
    Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari ka brë një deklaratë të bujshme në faqen e saj të Instagramit. Ajo ka thënë se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.