Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur pasi dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën e mitur.
Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit Janar 2020, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa auorizim e ka incizuar, pastaj të njëjtin incizim e ka publikuar.
“Në këtë mënyrë dyshohet se i mituri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.