×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon dënimin e inxhinierit të KEK-ut të akuzuar për ryshfet

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur fjala përfundimtare në gjykimin ndaj Sylejman Pllanës, i cili akuzohet se në cilësinë e inxhinierit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke marrë ryshfet.

    Prokurori Besnik Jakupi, në fjalën përfundimtare, deklaroi se pas administrimit të provave në këtë shqyrtim gjyqësor, dëgjimi i dëshmitarëve, është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet, siç përshkruhet në aktakuzë.

    Ai kërkoi që i akuzuari Pllana të dënohet në përputhje me dispozitat ligjore.

    Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Pllana, avokati Nexhmedin Sejdiu, tha se prokuroria kishte përpiluar aktakuzën në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).

    I njëjti kërkoi nga gjykata që pas vlerësimit të provave, të lirojë të mbrojturin e tij nga aktakuza.

    Këtë qëndrim të avokatit e mbështeti edhe vetë i akuzuari, Pllana.

    Ndërkaq, Egzon Hyseni, bashkë i akuzuar në këtë rast, kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me gjobë prej 1 mijë 800 euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës, më 17 maj 2021

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26 janar 2021, Sylejmon Pllana po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, inxhinier në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) duke e keqpërdorur detyrën e tij, Egzon Hysenit i ka kërkuar ryshfet në shumë prej 5,500 euro duke i premtuar se do ta punësonte si vozitës në KEK.

    Gjithnjë sipas aktit akuzues, Pllana fillimisht e kishte pranuar shumën prej 2,000 euro nga i akuzuari Hyseni, e pastaj në një takim tjetër ai kishte pranuar edhe shumën prej 500 euro, kurse për pjesën tjetër prej 3,000 euro, ata ishin pajtuar që ajo pjesë të paguhej pasi i akuzuari Hyseni të punësohej dhe ta marr pagën e parë në KEK.

    Me këto veprime, Pllana po akuzohet se ka kryer veprat penale “ Marrja ryshfetit” nga neni 428 par 1 dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par 1 të KPRK-së.

    Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, Egzon Hyseni po akuzohet se gjatë muajit prill 2019, është takuar me të akuzuarin Pllana në Fushë Kosovë dhe me qëllim që të punësohej në KEK, fillimisht i kishte dhënë Pllanës shumën prej 2,000 euro e pastaj në një takim tjetër shumën prej 500 euro, kurse për pjesën tjetër ishin pajtuar që të paguhej pasi i akuzuari Hyseni të punësohej në KEK.

    Me këtë, Hyseni po akuzohet se ka kryer veprën penale “ Dhënia e Ryshfetit” nga neni 429 par 1 të KPRK-së./“Betimi për Drejtësi”.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ditën e sotme është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Donald Trump është bërë presidenti i dytë i SHBA-së që rifiton drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pas fitores së thellë ndaj rivales...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Donald Trump do të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trumpi arriti...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Dëshmitari Shukri Buja deklaroi në Hagë se në rast që kanë ndodhur sjellje joadekuate të ushtarëve ndaj civilëve, nuk ka pasur organe...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla thotë se sot i shërbyer buka e mykur ushtarëve të Kosovës në njërën prej kazermave në...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir ABdixhiku, ka marrë pjesë sot në përurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e “ishullit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.