
Reperi Gramos Krasniqi i njohur si “Mossi”, pas sulmit fizik ndaj Burim Pacollit, ka eskaluar në kërcënime të reja.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Mossi ka thënë se do gjak e mish.
“Normal une du gjak du me pa mish nuk jom kingur mu rre me grushta po masi ke ti u bo ni përjashtim i cili ska mu bo te shohum prap shpejt kush osht cekell a qka osht se edhe kryt e ajt edhe hala tu fol dmth je shum robq**”, ka shkruar ai.
Mossi është ende në arrati.
Ndryshe, dje, u njoftua se tashmë prokuroria ka filluar hetimet rreth këtij rasti.