×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria jep detaje të reja lidhur me vrasj*en e dyfishtë në Klinë

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë.

    Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte i njohur për organet e rendit, dhe i njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçit, lidhur me rastin do të intervistohen edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të kenë njohuri rreth rastit tragjik.

    “Nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe për fat të mirë njësitet policore në Klinë kanë lokalizuar personin e dyshuar, dhe më pas e kanë arrestuar”, tha Nikçi në Klan Kosova.

    “Për ta trajtuar këtë çështje me prioritet, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet relevante policore, të udhëhequra nga dy prokurorët e krimeve të rënda,nga Prokuroria Themelore në Pejë, të cilat na vendin e ngjarjes kanë sekuestruar prova, të cilat do të shërbejnë në procedurë penal”.

    “Mbrëmë personi i dyshuar është intervistuar nga prokurori i shtetit dhe hetuesit policor, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Po ashtu prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, dhe për shkaqe konfidenciale do të intervistohet edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të kenë njohuri lidhur me këtë rast që pruri në këtë rast tragjik”.

    Nga Rubrika
    Kronika21 Nëntor 2024
    Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi...
    Kronika21 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë Sanije Topanica, mamija llapjane e cila ishte adresa e mijëra grave gjatë luftës për lindje të foshnjave. Për vdekjen...
    Kronika19 Nëntor 2024
    Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. 46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i dënuar...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë që ta sqarojë çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë. Zëdhënësja për zgjerim në...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK`së Hykmete Bajrmai ka reaguar pasi që në Kuvend ka kaluar për lexim të dytë amandamentin numër 6 të buxhetit...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se buxheti i kësaj ministrie për vitin 2025 është trefishuar, madje në krahasim me vitin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Një person (shtetas turk) është arrestuar sot rreth orës 11:30 nga drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga Njësiti FAST, në vazhdën...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Vip21 Nëntor 2024
    Mbrëmë ka pasur një përplasje mes njërit prej çifteve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Bëhet fjalë për Gjestin dhe Xhenetën,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.