×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për rastin kur policët keqtrajtuan një qytetar

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndaluar tre zyrtarë policorë në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin ku një personi i janë thyer brinjtë nga policët.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se rasti ka ndodhur më 04 shkurt 2021, në orët e hershme të mëngjesit, ku viktima së pari është ndaluar nga zyrtarët policorë për kundërvajtje në trafik, më pas dyshohet që është keqtrajtuar, dhe nga përdorimi i forcës fizike nga ana e tyre, i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për momentin gjendet për tretman mjekësorë.

    “Prokurori kujdestarë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka qenë në konsultim edhe me Inspektoratin Policorë të Kosovës, me rekomandimin e të cilëve janë suspenduar shtatë zyrtarët policorë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë ditës do të bëj kërkesën për paraburgim, në Gjykatën kompetente, për tre zyrtarët policorë të cilët gjenden në ndalim dhe do të vazhdojë hetimet edhe për katër policët tjerë të cilët janë të dyshuar për rastin në fjalë”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar tre zyrtarë policorë, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “ Lëndim i rëndë trupor”.

    Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 04 shkurt 2021, në orët e hershme të mëngjesit, ku viktima së pari është ndaluar nga zyrtarët policorë për kundërvajtje në trafik, më pas dyshohet që është keqtrajtuar, dhe nga përdorimi i forcës fizike nga ana e tyre, i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për momentin gjendet për tretman mjekësorë.

    Prokurori kujdestarë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka qenë në konsultim edhe me Inspektoratin Policorë të Kosovës, me rekomandimin e të cilëve janë suspenduar shtatë zyrtarët policorë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë ditës do të bëj kërkesën për paraburgim, në Gjykatën kompetente, për tre zyrtarët policorë të cilët gjenden në ndalim dhe do të vazhdojë hetimet edhe për katër policët tjerë të cilët janë të dyshuar për rastin në fjalë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka ndarë mendjen tashmë për formacionin anti-Çeki në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria është nikoqire...
    Vip16 Nëntor 2024
    Dy banorët e rinj të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edi dhe Anisa kanë qëndruar bashkë. Ajo ka kërkuar që t’ia...
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.