Një polic është gjetur pa shenja jete në Pejë sot rreth orës 16:20. I njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Derisa ta pranojmë raportin e autopsisë, nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Nikçi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëher njesiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe jane informuar edhe njesitet tjera relevante per te kryer procedurat tjera te nevojshme, ku pas kryerjes se ketyre procedurave do te njoftoheni per detaje tjera., ka deklaruar Rugova.