×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep detaje për arrestimin e asistentit të Kurtit

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Arianit Beriqi, asistent i ish-Kryeministrit Albin Kurti, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Prokuroria ka bërë të ditur se pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, A.B. është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe është liruar në procedurë të rregullt.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit korrekt njofton opinionin lidhur me shkrimet se është ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.B., pas shfaqjes së veprës artistike para objektit të Qeverisë, duke ju njoftuar se i njëjti vetëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ngritur aktakuzë ndaj të njëjtit e as nuk është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar të kësaj prokurorie”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Arianit Beqiri, është ftuar në Policinë e Kosovës pas përfundimit të instalacionit të tij, “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike” para Qeverisë.

    Instalacioni “Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike” i Beqirit është hapur sot në mëngjes para objektit të qeverisë, si protestë artistike ndaj pakos emergjente të Qeverisë së Kosovës.

    Përmes Facebook, Beqiri ka konfirmuar se pas përfundimit të shfaqjes është ftuar të paraqitet në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë.

    “Ndonëse u prit të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngrihet aktakuzë ndaj meje me pretendimin për kërcënim”, ka shkruar Beqiri në Facebook./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.