×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Gjykata kishte refuzuar masën e arrestit shtëpiak për burrin që plagosi gruan në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    06 Gusht 2024

    73 vjeçari I.A, i cili dyshohet se e ka plagosur sot bashkëjetuesen e tij në Bresje të Fushë Kosovës, Sh.T, ka qenë i ndaluar më 2 gusht për “Dhunë në familje”.

    Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje.

    Organi akuzës njofton se më 4 gusht, atij i është ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.

    Por, sipas prokurorisë, po ashtu, më datë 04.08.2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë, është mbajtur shqyrtimi fillestar në këtë çështje penale, ku Prokurori i Shtetit gjatë kësaj seance, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të pandehurit si dhe faktin se i pandehuri ka edhe një adresë tjetër të vendbanimit, ka propozuar masën e arrestit shtëpiak.

    “Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, thuhet në njoftim.

    Derisa 73 vjeçari sot është ndaluar si i dyshuar për ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

    “Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit, me qëllim të sigurimit të provave materiale, si dhe, ka vizituar të dëmtuarën e rastit, e cila është në trajtim në SHSKUK në Prishtinë, ndërsa ndaj të pandehurit IA, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar intensivisht me qëllim të ndriçimit të rrethanave të cilat i kanë paraprirë kryerjes së këtyre veprave penale”, thekson Prokuroria Themelore e Prishtinës në njoftim transmeton Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.