×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria fillon hetimet ndaj Arben Vitisë për tenderët e MSh-së

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Tenderët e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës kur ajo udhëhiqej nga Arben Vitia, kanë përfunduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila ka iniciuar rast për ta hetuar procesin e dhënies së tyre.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë veprime për t’ju gjetur përgjigje dyshimeve të ngritura për keqpërdorime nga ana e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Prokuroria ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve lidhur me disa tenderë të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në kohën kur Vitia ishte në krye të këtij dikasteri.

     

    “Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë (Dokument)

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

    “Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve”, ka thënë Ulaj, e cila nuk ka treguar nëse Vitia është intervistuar për këtë çështje.

    Në Komisionin për Shëndetësi është thënë se për disa javë, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë blerje në vlerë prej 5 milionë eurosh me procedura të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta me arsyetimin se vendi ndodhej në situatë emergjente.

    Derisa mediat kanë raportuar se për produkte të blera ishin paguar çmime të fryra. Ish-ministri Vitia fajin ua kishte lënë operatorëve ekonomikë në treg për çmimet e larta.

    Që nga shpallja e situatës Emergjente të Shëndetit Publik, përmes një vendimi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i kishte dhënë të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë që, për qëllime të sigurimit sa më të shpejtë të materialeve mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit të profesionistëve shëndetësor dhe popullatës nga COVID-19, të zhvillojë procedura të negociuara të prokurimit publik.

    Sipas partive të atëhershme opozitare, kjo ishte keqpërdorur.

    Në fund të majit, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e opozitës kërkuan që lënda e tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e pandemisë të shkojë në Prokurori për hetim.

    Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht insistonte që kjo lëndë të shqyrtohej nga komisioni hetimor parlamentar, më pas edhe ata, e edhe ish-ministri Vitia kishin kërkuar që Prokuroria ta hetojë procesin e dhënies së këtyre tenderëve.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.