×
  • Front TV
  • Front TV

    Prokurori në rastin e Mustafës do të paraqes 50 prova materiale në gjyq, përfshirë edhe materiale me video

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka njoftuar po mban konferencë statutore për rastin ndaj Salih Mustafës, raporton Front Online.

    Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, ka pyetur nëse do të jetë ky libër në anglisht si pjesë e provave.

    “Unë mendoja që ky libër ishte në shqip, ka pasur pjesë të tij që janë përkthyer, a do të jetë ky libër në angësht si pjesë e provave”, ka pyetur mbrojta.

    Ndërsa, Prokurori tha se ky tekst është një shqip dhe një pjesë e madhe tij është përkthyer në anglisht.

    “ Po ky tekst është një shqip dhe një pjesë e madhe tij është përkthyer në anglisht, pjesën tjerë do ta shikojmë se sa ka mbetur dhe do ja dorëzojmë mbrojtjes, ato pjesët që janë përdorur në transkripten e të akuzuar janë përkthyer”, tha Prokurori.

    Në anën tjetër mbrojta ka thënë se Prokuroria duhet t’i vejë gjerat në kontekst, sipas tij është shumë e rëndësishëm që mbrojtja ta marrë këtë material në kontekstin e duhur

    “ Por kjo nuk i përgjigjet plotësisht kërkesës, janë përthyer disa pjesë të saj, çfarë burime janë përdor, duket sikur i janë bërë pyetje klientit tim. Prandaj është e rëndësishme që të kemi kapitullin për të parë kontekstin. Disa herë e kam parë klientin tim të thotë ai ka dashur të thotë diçka tjetër. Prokuroria duhet t’i vejë gjerat në kontekst. Është shumë e rëndësishëm që mbrojtja ta marrë këtë material në kontekstin e duhur”.

    Ndërsa, gjykatësi thotë se nuk mendon që gjithë libri duhet të quhet si material.

    “ Nuk mendoj që gjithë libri duhet të quhet si material, mas kësaj nuk mendoj që duhet përkthyer i gjithë libri në anglisht. Duhet vendosu balancë midis faqeve që janë të rëndësishme për çështjen. Sidoqoftë mendojë që për sqarime të mëtejmë ne duhet t’i marrim këto”, tha gjykatësi

    Mbrojta tha se këtë libër e ka shkruar një historian, duke pyetur se a do të vij ai të dëshmoj apo jo?

    Kurse prokurori ka thënë se ZPS-ja beson se do t’i dorëzoj deri më dhjetor 2020. Duke shtuar se sa i parkete provave materiale ZPS-ja do të paraqet 50 prova materiale në gjyq.

    “Origjina e këtij dokumenti do të trajtohet nga të dhënat, por nëse do të ketë vështirësi për mbrojtjen do ta shqyrtojmë. ZPS-ja beson se do t’i dorëzoj deri më dhjetor 2020. Materialet shtesë do të jenë deklarata dhe dëshmitë të të paketën 11 dëshmitarëve dhe transkriptimi mbetet një punë në vijim. Sa i parkete provave materiale ZPS-ja do të paraqet 50 prova materiale në gjyq. Provat do të përfshijnë intervista raporte dhe dokumente të asaj kohe si dhe materiale me video”, ka thënë prokurori.

    Mbrojta tha se është dakord me afatet kohore.

    “Nuk jam i sigurt që albumi më fotografi që mora është pjesë e kësaj”, tha ai./Front Online/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3350222901727559/

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.