Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Enver Krasniqi ka vdekur rreth një orë më parë, i cili ishte duke e hetuar vjedhjen spektakulare të 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
IndeksOnline raporton se i ndjeri vdiq derisa po luante futboll.
Ndryshe, vjedhja e 2.1 milionëve muaj më parë kishte nxitu reagime të shumta.
Pas publikimit të këtij skandali ishin arrestuar disa persona, derisa janë bllokuar edhe disa llogari bankare.Pavarësisht se ishte ndër skandalet më të mëdha në Kosovë, askush nuk kishte dhënë dorëheqje.