Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë për masë paraburgimi ndaj Valon Loxhës, i cili dyshohet se vodhi veturën zyrtare në Komunën e Pejës.
Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ndërsa tha se ndaj të dyshuarit, njëkohësisht është kërkuar edhe ekzaminim psikiatrik.
Valon Loxha mbrëmë u arrestua nga Policia e Kosovës, për shkak se mori pa leje veturë zyrtare të Komunës së Pejës.
E njëjta veturë u gjet në fshatin Drelaj, bëri të ditur kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ky nuk është rasti i vetëm që Loxha merr vetura pa lejen e pronarëve, madje këtë veprim ai nuk e kosnideron as vjedhje.