×
  • Sport
  • Sport

    Prokurori Kelmendi: Këtë vit ka më shumë dyshime për kurdisjen e ndeshjeve, dënimi është deri në dhjetë vjet, njerëzit po frikësohen të bashkëpunojnë

    FrontOnline
    26 Prill 2021

    Manipulimet dhe kurdisjet eventuale në futbollin e Kosovës kanë qenë tema kryesore e ditëve të fundit.

    Në lidhje me një fenomen të tillë ka folur edhe prokurori Besim Kelmendi, raporton FrontOnline.

    Kelmendi që është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, fillimisht ka kërkuar nga qytetarët qëse kanë informacione, t’ua dërgojnë organeve kompetente.

    “Ne mund të supozojmë, mendojmë apo gjykojmë për dyshime për kurdisje mirëpo gjykata nuk vendos në bazë të mendimeve tona. Më vjen keq që njerëzit po frikësohen të bashkëpunojnë me organet gjegjëse”, ka thënë fillimisht Kelmendi në “Sporti Total”.

    Duke folur për manipulimet e mundshme, ai thotë se këtë vit ka pasur më shumë dyshime se vitin e kaluar.

    “Këtë vit kemi pasur ndeshje të dyshimta për kurdisje më shumë se vitin e kaluar. Edhe ne si prokurorë edhe polica kemi filluar të kyçemi. Nuk mund të flas me statistika pasi nuk e di saktësisht”, deklaroi ai.

    Tutje, ai tregon se ka trajnerë që hezitojnë të intervistohen nga Këshilli lidhur me dyshimet për kurdisje nëpër ndeshje të ligave.

    Ai ka shtuar se Këshilli që ai drejton nuk mund t’i detyrojë ata të intervistohen, mirëpo sipas tij, këtë do e bëjë më pas prokuroria.

    “Do të ftohen të gjithë ata që deklarohen, nëse thonë diçka në media, le të vijnë nesër për të dhënë çfarëdo dëshmie që kanë”, theksoi prokurori, duke vazhduar:

    “Nëse ka fakte për këto dyshimet për kurdisje do ketë hetime dhe do ngrihet aktakuzë. Dënimi është deri në 10 vjet burg dhe me gjobë. Presim bashkëpunim nga secili që ka të dhëna të tilla”.

    Për fund, Kelmendi, ka deklaruar se në ndeshjet e vendit ka kurdisje të ndeshjes, kryesisht në xhirot e fundit. Kelmendi ka theksuar se ka informacione nga burime për këtë dukuri negative, derisa thotë se ka kërkuar që të marrin pjesë në ndeshje ku ka pasur dyshime për kurdisje.

    “Po më vjen mirë që Ballkani ka nisur këtë letër, po presim t’u drejtohet Prokurorisë ose Këshillit që të paraqet çdo provë apo dyshim që ka në lidhje me këtë që është shkruar letra. Nëse ka prova do nisim fillimin e hetimeve, për çfarëdo dyshimi që ka për kurdisje apo dyshime të tilla A janë të vërteta mbetet të shihet pas hetimit për t’u bërë aktakuzë”, përfundoi Besim Kelmendi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport24 Dhjetor 2024
    Amir Rrahmani pati një paraqitje fantastike me Napolin në këtë fundjavë. Napolitanët triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Genoas. E Amir Rrahmani shënoi...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është në bisedime për një rikthim te Fenerbahce, aty ku ka shkëlqyer më parë. Sipas mediumi turk...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Të tjera
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është vlerësuar lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të Konsultimeve të Nenit IV për vitin...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Paris Guri, kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo parti ka marrë 25 mijë mbështetës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ka deklaruar se mërgata është shtylla e Kosovës si dhe...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me inicialet S.M., F.T., E.M., F.M., dhe V.Sh., për shkak të dyshimit...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Një person në Pejë ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit, Në raportin e policisë thuhet...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se nga 60,000 votues të regjistruar në diasporë për zgjedhjet e shkurtit, 25,000 janë mbështetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.